
Republika e Kosovës, më 17 shkurt të këtij viti feston 15 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së saj.
Në prag të kësaj dite, sot IMAGE of KOSOVO ka prezantuar logon e këtij viti, e cila ndryshe nga herët e tjera, këtë vit logo i dedikohet prodhimeve vendore.
Përmes kësaj logo, bëhet thirrje që të blihen produktet vendore dhe të bojkotohen ato serbe.
“Blej 390, fuqizo shtetin tënd”, thuhet në njoftim.



