Pas betimit të Donald Trump si president mediat kanë filluar edhe komentet e para se sa veta ishin të pranishm në ceremoni. Në Shëtitoren Kombëtare për të parë betimin e Donald Trump si Presidenti i 45 i Shteteve të Bashkuara u mblodhën qindra mijëra njerëz.
Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, pavarësisht shiut, dhe motit gri, afro 900 mijë vetë pritën në Uashington të ishin dëshmitarë të këtij momenti historik.
Ndërkohë që shumë protestues anti-Trump u përpoqën të thyenin disa nga blloqet e sigurisë rreth Kapitolit, shumë të tjerë pritën me entuziasëm inaugurimin e Trump me çadra në duar apo të veshur me mushama.
Megjithatë pritshmëritë nuk u arritën, pasi Shëtitorja Kombëtare dukej gjysmë bosh, në krahasim me inaugurimin e Barack Obama-s në vitin 2009, ku morën pjesë afro 2 milionë vetë, pavarësisht të ftohtit të acartë. Inaugurimet e kaluara kishin dukshëm më shumë të pranishëm.
Nga sot Donald Trump është zyrtarisht Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në Capiton Hill ai bëri sot betimin në orën 12:00 me orën lokale amerikane duke vijuar traditen e transferimit të pushtetit, themeluar nga Xhorxh Uashingtoni në vitin 1789.



