Polakët përbëjnë përqindjen më të madhe të turistëve të huaj që vizitojnë Sarandën. Në një lidhje Skype me MCN TV, Arben Çipa, nga Shoqata e Turizmit tha se risia e këtij viti në qytetin jugor kanë qenë turistët italianë.
Tregu që mbizotëron është tregu polak. Është tregu më i organizuar, pa përfshirë turistët e pavarur. Kemi tregun skandinav, i vendosur në zonën e Durrësit.
Tregu që solli surpriza për Vlorën dhe Sarandën është tregu italian. Sollën gjallëri në qytet. Por problematike ishte orari i kufizuar i jetës së natës. Kjo ishte e paparashikuar dhe la një përshtypje shumë negative. Turistët që lëviznin në shëtitoren e Sarandës natën dhe shkonin në mëngjes për të fjetur me pakënaqësi që jeta e natës ishte e munguar. Propozoj që kjo të rishikohet për vitin e ardhshëm por edhe për pjesën e mbetur të sezonit.
Sa i takon pushuesve vendas që zgjodhën destinacionet e huaja, Çipa thotë se ndër shkaqetkryesore është shërbimi.
Ka ardhur momenti kur turistët shqiptarë kërkojnë shërbim. Është bota e ndërtuar në këtë formë, që një pjesë e shqiptarëve do të shkojnë në vende të huaja dhe të huajt vijnë drejt nesh. Është ligj i fizikës, kemi eksport dhe import të turizmit.
Turizmi është fushë sensitive dhe kërkon eksperiencën e operatorëve. Kur autoritetet nuk janë në punën e përditshme, atëherë gjerat nuk ecin. Mendoj se operatorët po e bëjnë punën e vet.



