5 investime luksoze në bregdet/ Topuzi: Të mirëpritura për turizmin. Investitorët vendas synojnë vitalizimin e zonave me standard evropian (VIDEO)

5 investime luksoze në bregdet/ Topuzi: Të mirëpritura për turizmin. Investitorët vendas synojnë vitalizimin e zonave me standard evropian (VIDEO)

Pesë investitorë vendas kanë përfituar gjatë vitit 2024 statusin e veçantë për ndërtimin e resortëve me pesë yje, një masë kjo që synon të nxisë zhvillimin e turizmit elitar në Shqipëri.

Kreu i shoqatës së Hoteleri-Turizëm, Zap Topuzi, në një intervistë për ‘MCN live’, e quan një ide komplekse me rëndësi për zhvillimin e turizmit elitar.

Drupal Ad

Sipas tij, rëndësia e kësaj strategjie qëndron në faktin se ndihmon në vitalizimin e zonës dhe siguron të ardhura për vendin.

Ka shumë lloji turizmi, ne deri tani flasim për një turizën të zhvilluar në mënyrë spontane, jemi në nivel e hoteleve që menaxhohen familjarisht dhe ka shumë pas hotele te mëdha si resorte dhe kërkesa e industrisë ka qenë që Shqipëria i ka të gjitha kërkesat për të pasur një turizëm të nivelit më të lartë. me standarde dhe për resortë për të plotësuar nevojën e shtresës së mesme, dhe të lartë.

Këtu duhet të kuptojmë se zhvillimi i të gjitha llojeve te turizmit, e rëndësishmja e kësaj strategjie është lëvizje drejt një turizmi elitar dhe mendoj se pesë ato zhvillimet duke pasur parasysh se janë resorte, është një ide e mirë.

Turizmi elitar ndihmon vendin, vitalizon zonën, jep mundësi të sigurojë të ardhura.

Topuzi sqaron se ku qëndron rëndësia e pesë investitorëve vendas të cilët kanë përfituar statusin e veçantë për ndërtimin e rezorteve me pesë yje, një masë kjo, që sipas tij, synon të nxisë zhvillimin e turizmit elitar në Shqipëri.

 Këta janë thjeshtë investitorë shqiptar, investimi është vendas, asetet poashtu vendase.

Sigurisht që këta do të kenë një bashkëpunim me brendet e njohura. Përfitimi si investitor strategjik për të pasur lehtësim taksash do ta detyrojnë që të lidhin marrëveshje me një nga markat e njohura.

Njerëzit kujtojnë se do të vijnë dhe do të na zaptojnë markat e huaja, por sejtë një dhënie mundësi të hoteleve me standarde evropiane, ai ve në dispozicione, markën, reputacionin, standardet, trajnimin e stafit dhe marketingun global, përmes sistemit te rezervimit. ai merr vetëm një përqindje dhe të gjitha të ardhura të tjera i mbeten vendit, investitorit vendas.

Ne nuk jemi në fazën të ndajmë se sa do pasurohen njerëzit dhe sa do te jetë shtresa, por e rëndësishëm për ne është se Shqipërisë i mungojnë kapacitete akomoduese për të përpunuar turizmin e nivelit të mesme dhe të larta.

Ne për këtë vuajmë, se janë shumë pak resorte dhe pa këto resorte ne nuk mund të flasim për një turizëm të qëndrueshëm që të kemi mundësi të shfrytëzojmë të gjitha llojet e turizmit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy