
Jearta Çaushi, koordinatore komunikimi e projektit Boost Empoyment në Swisscontact në ‘MCN Economy’ teksa foli për të rinjtë dhe tregun e punës bëri të ditur se në Shqipëri sipas të dhënave zyrtare 21% e të rinjve ishin të papunë, ndërsa në Kosovë kjo shifër regjistron 46%.
Por për këtë problem ajo tha, se u krijua si zgjidhje platforma e zhvillimit të aftësive dhe punësimit që po krijohet ka në fokus mbështetjen e të rinjve për të gjetur mundësi të reja dhe për t’u zhvilluar profesionalisht. Ajo bëri me dije se aktualisht platforma “MundesiPlot” është në fazë testimi dhe do të lançohet në shtator ku sipas saj çdo biznes dhe sipërmarrës që ka nevojë për punonjës mund të logohet duke krijuar një profil të tij.
Ka problematika të shumta kjo është e ditur, por si do ta zgjidhim nëse vendosim që të gjithë të ikim nga vendi. Ti mund të kesh një profesion të caktuar, por duhet t’i përshtatesh tregut të punës sepse ka shumë distancë mes ofertës dhe kërkesës dhe me rëndësi mbetet fakti që njerëzit të kenë dëshirë. Platforma do të ndihmojë në orientimin e punëkërkuesve në tregun e punës. Në mënyrë që ata të zgjidhen për një punë jo vetëm nga eksperienca, por për aftësitë që kanë. Ndaj mund t’i zhvillojnë këto aftësi duke marrë pjesë në seancat e këshillimit, apo në trajnime e internshipe. Dhe çdo ofertë pune do të bazohet në varësi të kompetencave dhe interesit që kanë.



