Koronavirusi/ Shpjegimi për humbjen e nuhatjes

Koronavirusi/ Shpjegimi për humbjen e nuhatjes

Koronavirusi është në gjendje të depërtojë direkt në zonën e nuhatjes dhe prej aty ia del të hyjë në sistemin nervor. Kjo shpjegon edhe një nga simptomat tipike: humbjen e nuhatjes. Kjo është ajo që del nga rastet klinike të trajtuara nga Patrizia Morbini nga Universiteti i Pavias në Itali, të raportuara në revistën JAMA Otolaryngology - Head & Qer Surgery. "Ne ia dolëm të studionim në detaje folenë e nuhatjes në vetëm dy pacientë - thotë ajo në një intervistë me agjencinë e lajmeve ANSA - dhe studimi raporton rezultatet e vëzhguara në njërin nga të dy rastet, i cili kishte një formë të rëndë të COVID-it".

"Në këtë pacient - vazhdon ekspertja - ne kemi demonstruar me mikroskop elektronik praninë e virusit në zonën e nuhatjes; të shoqëruar me inflamacion të rëndë". Ky aspekt sugjeron dëmin e drejtpërdrejtë që shkakton virusi në shqisën e nuhatjes. Sidoqoftë, nuk ishte e mundur të përcaktohej saktësisht në cilat lloje qelizash ishin të pranishme grimcat virale.

Për më tepër, "sa i përket hundës dhe veçanërisht mukozës së nuhatjes, të cilën ne e izoluam në mënyrë të veçantë - saktëson Morbini - edhe këtu kemi vërejtur praninë e grimcave të bollshme virale, të shoqëruara me inflamacion, në të dy pacientët e studiuar". Megjithëse bëhet fjalë për raportimin e vetëm një rasti, prandaj një studim i vetëm klinik, Morbini konkludon se "studimi ynë përfaqëson provën e parë të një përfshirjeje të drejtpërdrejtë të zonës së nuhatjes nga SARS-CoV-2, e cila mbështet të dhënat e dëmtimit te pacientët COVID". Kjo sugjeron që ky virus, ashtu si koronaviruset e tjerë, është i aftë të arrijë sistemin nervor përmes fibrave të receptorëve të nuhatjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy