Sekretari i Shtetit e quajti të metë, Trump e sfidon të bëjë testin e inteligjencës

Sekretari i Shtetit e quajti të metë, Trump e sfidon të bëjë testin e inteligjencës

Trump ka sfiduar Sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson që të bëjë testin e inteligjencës kur një gazetar e pyeti për zërat që thonë se Tillerson e ka quajtur presidentin të metë.

“Mendoj se është lajm i pavërtetë, por nëse është e vërtetë , mendoj se duhet të krahasojmë testet e inteligjencës. Dhe unë e di se kush do ta fitojë atë”, tha Trump për ‘Forbes’.

Kjo shënon shenjën e fundit të mosmarrëveshjeve midis të dyve, pasi Tillerson, prej disa kohësh nuk ka qenë dakord me disa nga vendimet e Trump.

Sipas disa mediave të cilat citojnë disa burime pranë Sekretarit të Shtetit, Trump ka qenë i irrituar nga qëndrimi i Tillerson gjatë disa takimeve.

Raportimet tregojnë një përçarje në administratën e Trump mes tij dhe diplomatit më të lartë të SHBA-së, në një moment që vendi po përballet me një politikë të jashtme shumë shqetësuese, duke nisur me krizën nga  Koreja e Veriut e deri tek Irani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy