Një aksion policor në kuadër të operacionit “Forca e ligjit” ka goditur një grup kriminal që operonte të fushën e narkotrafikut.
U arrestuan tre shtetas të skeduar si anëtarë të grupit me tendencë në fushën e narkotrafikut, vrasjes dhe rrëmbimit të personit.
Të arrestuarit janë:
Kujtim Kuçi
Bashkim Ahmeto
Dritan Tusha
Gjithashtu policia ka sekuestruar asete dhe prona të dyshuara si të krijuara nga veprimtaria kriminale e këtij grupi. Policia deklaroi se ky grup është përgjegjës për dhjetëra raste të trafikut të drogës, vrasje e rrëmbime.



