
Një objekt tre katësh në Lezhë ka pësuar dëme të konsiderueshme, si pasojë e punimeve që po bëhen për rindërtimin e një pallati të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Banorët shprehen se godina ku ata jetojnë ka pësuar çarje, ndërsa jetojnë me frikën se do të shembet.



