Ndërsa aleatët e Ukrainës janë në konflikt se si t’i ofrojnë asaj garanci sigurie, Kievi po përparon në mënyrën e vet për ta mbajtur Rusinë larg me një raketë të re lundruese e aftë të godasë të gjithë Rusinë evropiane, dhe që mban një kokë luftarake masive që peshon më shumë se një ton.
Kjo është raketa Flamingo FP-5, e zhvilluar nga kompania e mbrojtjes Fire Point e Ukrainës, një prodhues me rritje të shpejtë i dronëve luftarakë që janë bërë një armë kyçe në luftën kundër Rusisë.
"Nuk donim ta bënim publike këtë, por duket se është koha e duhur. Flamingo është raketa lundruese me rreze të gjatë veprimi që mund të mbajë një kokë luftarake 1,150 kilogramëshe dhe të fluturojë drejt Rusisë për 3,000 kilometra", tha për POLITICO në një intervistë nga zyra e saj Iryna Terekh, CEO dhe drejtoreshë teknike e kompanisë.
“E menduam mjaft shpejt. Na u deshën më pak se nëntë muaj për ta zhvilluar nga një ide deri te testet e para të suksesshme në fushën e betejës. Nuk do t'ju tregoj për shpejtësinë e saj të saktë, por mund të them se është më e shpejtë se të gjitha raketat e tjera që kemi aktualisht”, tha Terekh, duke shtuar: “Është tërësisht prodhim ukrainas.”
Emri i pazakontë dhe ngjyra pink e raketës, ishin produkt të shkave të brendshme brenda kompanisë, mbi rolin e pashprehur të grave në botën e armëve dhe të luftës të dominuar nga meshkujt.



