Bregu: Shantazhi ndaj Meksit ka qenë nga një rrjet i organizuar. Hetimet kanë marrë tjetër ritëm, tabulatet telefonike do nxjerrin porositësit (VIDEO)

Bregu: Shantazhi ndaj Meksit ka qenë nga një rrjet i organizuar. Hetimet kanë marrë tjetër ritëm, tabulatet telefonike do nxjerrin porositësit (VIDEO)

Gazetari Sokol Bregu tha në studion e lajmeve të MCN Tv se hetimet për kërcënimet dhe shantazhet ndaj Endri Meksit kanë marrë një tjetër ritëm me fokus kryesor, gjurmët e lënë në komunikimet telefonike.

 

Sipas Bregut, pjesë e këtij shantazhi ka qenë një rrjet i organizuar, pasi nëse do ishin vetëm 3 persona amatorë do të ishin gjendur brenda javës.

 

 

Pakkush nxitoi ta zbardhë këtë çështje. Më shpejt presim të ketë një dhunë fizike dhe, po ndodhi ajo, ka hetime. Nëse ka vetëm kanosje dhe shantazh, vonojnë në hetime dhe veprime. Të paktën, pas një insistimi të vazhdueshëm jo vetëm të Meksit, por edhe stafit të televizionit dhe denoncimit të miqve të televizionit, filloi aty. 

 

SPAK deklaron se 75% të provave i gjen në celularë. Prokuroria e Tiranës e ka 72% që provat kryesore për dërgimin në gjyq të të pandehurve, për të gjetur fajësinë e dikujt, i ka nga celularët. Zhvillimi ishte ky: çdo lloj lëvizjeje me celular, duke nisur nga ata që guxuan ta kanosnin TV-në në portën e tij, e cila ishte jashtë çdo lloj limiti, do të shihet – qelizat si kanë lëvizur, ku kanë shkuar, cilat janë telefonatat e asaj nate. Jo vetëm ata që erdhën, por porositësit dhe të gjithë ata që kanë lidhje me shantazhin dhe kanosjen janë në tabulate. 

 

Antenat dhe arkivat e kompanive telefonike mbajnë deri në 2 vjet. Edhe sikur ky hetim të zgjasë, koha është e mjaftueshme për të marrë çdo insinuatë që mund të ketë ndodhur mbi TV, për të parë kush janë nxitësit dhe bashkëpunëtorët. Kjo dosje po ecën me shpejtësi. 

 

Ka struktura të tjera që janë angazhuar, krimet e rënda po bëjnë punën e veta. Do punohet në tabulatet e tyre telefonike. Ka pasur dhe persona të pyetur në lidhje me çështjen. A do dojë shumë kohë? Këtë nuk di ta them. Gjendet menjëherë. Në momentin e parë nuk ke nga shkon. 

 

Në Shqipëri çdo krim mund të zbardhet. Çështja është sa e dedikuar është prokuroria dhe policia. Pas një hezitimi fillestar, tani ka ndezur motorët. Nuk ka gjë në këtë sistem që nuk lë gjurmë. Nëse krimi po ndodh dhe kryhet në Tiranë, Tirana është e gjitha e izoluar. Edhe nëse ke përdorur cafe internet, ka një kamer që të vëzhgon. 

 

Në fillim ishte vetëm vepra penale “kanosje” e regjistruar. Më pas u shtua shantazhi dhe veprat e tjera. Janë thirrur personat e parë, janë marrë në pyetje në prokurori. Numri i personave që do të thërrasë prokuroria është i lartë, sepse mendoj që nuk mundet që një njeri i vetëm të bëjë një shantazh apo kanosje. 

 

Unë mendoj që rrethi është i gjerë. Nëse Meksi do t’i kishte zënë rrugën ndokujt dhe ishin 3 veta të armatosur dhe erdhën se dinë që punon në TV, do gjendeshin brenda 3 javësh. Fakti që tani po hulumtohet do të thotë që kanë një suport, kanë organizim. Nuk është fakti që erdhën 3 amatorë nga rruga se i ndezi dritat e gjata.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy