Kreu i PS-së së Kolshit, në Lezhë, ka reaguar pas djegies së automjetit të tij mëngjesin e sotëm.
Në një prononcim për “News 24”, Andi Marku është shprehur se automjeti kishte problem prej ditësh dhe nuk ishte në pronësinë e tij.
“Automjeti nuk është në pronësinë time. Atë e kisha në përdorim. Kishte shfaqur probleme prej ditësh. Dyshoj se djegia e tij mund të jetë si pasojë e një shkëndije elektrike”, tha Marku.



