Rritet me urgjencë numri i zjarreve në Uellsin e ri jugor në Australi

Rritet me urgjencë numri i zjarreve në Uellsin e ri jugor në Australi

Autoritetet australiane thonë se një numër “i paparë” i zjarreve kanë kërcënuar shtetin e Uellsit të Ri Jugor.

Më shumë se 90 vatra zjarri janë shënuar në të gjithë vendin, raporton BBC.

Zjarret – shumë në zonat e prekura nga thatësira – po përkeqësohen nga erërat dhe nxehtësia deri në 35 gradë Celsius.

Në disa vende raportohet për njerëz të bllokuar në shtëpitë e tyre, derisa ekuipazhet e shpëtimit janë të paaftë për të shkuar aty, për shkak të fuqisë së zjarreve.

“Ne kurrë nuk kemi parë kaq shumë zjarre”, deklaroi, Shane Fitzsimmons, komisioner i Shërbimeve kundër zjarrit. .

Autoritetet paralajmëruan disa njerëz, që të kërkonin strehim nga zjarret në vend se të iknin, pasi tani ishte “tepër vonë për t’u larguar”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy