Mbrojtja e privatësisë, juristët: Ligji është i vonuar (VIDEO)

Mbrojtja e privatësisë, juristët: Ligji është i vonuar (VIDEO)

Gjobë, dhe deri në tre vite burg, për çdo person që filmon dhe publikon pamje apo fotografi nga jeta dhe aktivitetet personale të të tjerëve. Ky është dënimi që parashikon ndryshimi i ligjit për “mbrojtjen e të dhënave personale”. Në një intervistë për TemATV, avokati Jordan Daci, i cilëson të vonuara këto ndryshime:

“Formulimi i nenit dhe masa e dënimit, për mendimin tim, janë në përputhje të plotë me rrezikshmërinë e fenomenit, dhe mbi të gjitha me tendencën në rritje të rrezikshmërisë së këtij fenomeni shoqëror në vendin tonë. Duhet ti themi publikut, se ky standard që ne vendosëm në këtë moment, është një standard që është vendosur prej vitesh dhe prej dekadash në botën demokratike. Për këtë arsye, jam plotsisht dakord me ndryshimet”.

Por në rastet e shkeljes së një të drejte, dhunës në familje apo precedentëve të tjerë, avokati sugjeron që çdo provë e tillë materiale fillimisht t’u përcillet institucioneve përkatëse.

“Ky ndryshim do i vër pre edhe abuzimeve që janë bërë, sepse ka edhe shuem familje, psh që janë dhuna në familje, plot raste kur viktima që presupozohet viktimë, në fakt nuk është viktimë, i inskenon një ngjarje të tillë, ka patur raste kur i ka rënë murit me kokë vet, ka filmuar veten e vet, pra, hetimi, posaqërisht i dhunës në familje, kërkon profesionalizëm, paanshmëri, dhe mbi të gjitha kujdes të jashtzakonshëm, në qëllim që fenomeni të ndëshkohet, por nga ana tjetër të mos qojmë në burg njerëz të pafajshëm”.

Por kujdesi më i madh sipas avokatit Daci duhet të tregohet ndaj filmimit të institucioneve shtetërore.

“Nuk e kemi marrë aq seriozisht asnjëherë mbrojtjen e institucionit edhe nga pikpamja e sigurisë. Fotografia e bërë ndaj një institucioni, mund të përdoret nga keqbërës të caktuar për të shkel sigurinë e këtij institucioni, pra, bota, prandaj i ndalon fotot në institucione më të rëndsishme dhe bëhen gjithmonë me leje, dhe pasi të verifikohen që fotot që ke bërë nuk përbën cenim të sigurisë së institucionit. Edhe kjo ëhstë një gjë që do duhej të trajtohej, nuk trajtohet më shumë në kuadër të privatësisë se sa në kuadër të sigurisë së përgjithshme”.

Edhe sipas avokatit Sajmir Visha, ndryshimet janë të detyrueshme duke këshilluar qytetarët që të veprojnë në rrugë institucionale.

Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale prek edhe gazetarinë investigative, duke e detyruar median të godasë fenomenin, e jo rastin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy