Reshjet e borës përfshijnë vendin, vështirësi qarkullimi në disa akse/ Fshatrat e Fushë Arrëzit dhe Mirditës pa energji

Reshjet e borës përfshijnë vendin, vështirësi qarkullimi në disa akse/ Fshatrat e Fushë Arrëzit dhe Mirditës pa energji

Reshjet e shiut dhe të dëborës kanë përfshirë të gjithë vendin duke shkaktuar vështirësi në qarkullim dhe shkëputjen e energjisë elektrike në disa zona.

Në akset Hani Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth gjate natës ka pasur reshje bore të cilat vazhdojnë edhe tani të shoqëruara me erë të fortë.

Makineritë janë në punë për pastrimin e borës dhe mbajtjen hapur të akseve kryesisht nga bora qe sjell era.

Pamja është vështirësuar nga furtunat e erës dhe nga bora. Po ashtu shoferëve i është bërë apel të shmangim qarkullimin në Qafë-Thorë- Theth, me përjashtim të rasteve emergjente

Në bashkinë Pukë reshjet e dëborës kanë arritur në 15 cm. Rrugët janë të hapura ndërsa bëhet  po punohet për mbajtjen në kontroll të situatës.

Disa nga njësitë e Fushë Arrëzit janë bllokuar, ndërsa disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike.

Nga strukturat e Mbrojtjes Civile të bashkisë Mirditë raportohet se gjatë natës kanë rënë reshje dëbore, por situata paraqitet e qetë.

Trashësia e dëborës varion nga 5 cm deri ne 15 cm në varësi të njësive administrative.

Nuk raportohet për bllokim rrugësh në asnjë njësi.

Nga njësia administrative Kthellë raportohet për mungesë të energjisë elektrike në fshatrat Prosek, Trojez dhe Perlat Qender.

Në njësinë administrative Rrëshen raportohet mungesë energjie në fshatin Gëziq.

Në rrugën e Kombit po punohet me borëpastruese pasi raportohet nga kryetari i njësisë administrative Fab se ka prezencë të dëborës.

Nga strukturat e Mbrojtjes Civile në Kurbin raportohet se gjatë natës dhe momentalisht territori i kësaj bashkie përshkohet nga erëra, por pa paraqitur probleme në territor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy