Ambasadorja japoneze: Konsiderojmë heqjen e vizave me Shqipërinë

Ambasadorja japoneze: Konsiderojmë heqjen e vizave me Shqipërinë

Ambasadorja japoneze në Tiranë, Kikuko Kato, sheh mundësi të mëdha bashkëpunimi mes dy vendeve në disa fusha. Në një intervistë për MCN TV, ajo shprehet se që prej hapjes së ambasadës japoneze në Tiranë 7 vjet më parë, bashkëpunimi mes dy vendeve është rritur, duke ngjallur interesin e bizneseve japoneze.

Pasi kemi hapur ambasadën, bashkëpunimi është rritur. Në 6 muajt e mi këtu kam nënshkruar 4 kontrata për sigurinë e njerëzve, asistencë nga Japonia për bashkitë dhe institucionet lokale.

Ne kemi festuar në 2022 plot 100 vjet marrëdhënie me Shqipërinë. Janë mbi 100 vite miqësi.

Shqipëria ka atraksione turistike dhe natyrë të bukur. Qeveria do të mbështeste çdo nismë biznesi. Këtu ka produkte specifike dhe të shohim se ku do të jetë interesi i bizneseve japoneze. Fillimisht duhet të njihet Shqipëria.

Kato theksoi se qeveria japoneze po konsideron heqjen e vizave me Shqipërinë, pas kërkesës zyrtare të qeverisë shqiptare.

Nuk kemi linjë direkte me Japoninë dhe në këtë drejtim duhet të punohet. Qeveria shqiptare ka kërkuar heqjen e vizave me Japoninë dhe kjo është në konsideratë.

Sa i takon nismës së Japonisë në Ballkanin perëndimor, Kato u shpreh se ka progres në marrëdhëniet që i shërbejnë paqes dhe sigurisë.

U prezantua gjatë një vizite të ish-kryeministrit Abe në vendet e Ballkanit. Ne konsideruam se paqja dhe siguria është shumë e rëndësishme. Duam të mbështesim vendet e BP, përpjekjet e tyre për paqe dhe siguri. Kemi asistencë ekonomike dhe bashkëpunim më shumë seç kemi pasur në të kaluarën.

Kato theksoi se Japonia vijon të qëndrojë në krah të Ukrainës dhe po kontribuon në rindërtimin e saj.

Lufta në Ukrainë është një nga sfidat më të mëdha në botë. Për të siguruar paqen, si vend i G7 ne po e ndihmojmë Ukrainën. Ne e kemi mbështetur edhe në OKB.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy