Krimi në Roskovec/ Dëshmia e djalit zbardh detaje të reja: U zura me babanë para 10 ditësh...

Krimi në Roskovec/ Dëshmia e djalit zbardh detaje të reja: U zura me babanë para 10 ditësh...

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me krimin e rëndë brenda familjes në Kuman të Roskovecit. 

 

Burime bëjnë me dije se djali i çiftit Rrapaj në dëshminë e tij në polici ka thënë se në momentin e ngjarjes së rëndë ka qenë në Fier për një konsultë mjekësore, gjë që është vërtetuar edhe nga këqyrja e kamerave të sigurisë.

 

Ai ka treguar se i ati ishte person me natyrë konfliktuale dhe se përplasja e fundit mes tyre kishte ndodhur rreth 10 ditë më parë për një çështje banale në lidhje me punët në oborr.

 

Sipas dëshmisë, konflikti kishte nisur pasi djali kishte hedhur pleh te patatet e mbjella, veprim që kishte acaruar 80-vjeçarin, duke sjellë debat mes tyre, i cili kishte përfunduar edhe në komisariatin e Roskovecit. Ndërkohë, nëna, Dashuria, mësohet se i dilte shpesh në mbrojtje të djalit.

 

Djali ka deklaruar se pasi është kthyer nga Fieri, i ka gjetur prindërit të pajetë në banesë. Fillimisht ka njoftuar një kushëri dhe më pas policinë.

 

Hetimet paraprake tregojnë se arma e përdorur në krim është e tipit të vjetër dhe dyshohet se mund të ketë qenë e fshehur prej kohësh, që nga viti 1997, pasi është gjetur e mbuluar me dhe. 

 

Sipas të dhënave, arma është shkrepur dy herë: një plumb i ka marrë jetën gruas, ndërsa plumbi i dytë dyshohet se është përdorur nga 80-vjeçari për t’i dhënë fund jetës së tij.

 

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy