
Gazetari Klodian Tomorri tha për MCN se opozita është sulmuar nga shumë faktorë dhe është punuar gjatë gjithë kohës kundër saj. Tomorri u shpreh se dhe ndërkombëtarët e kanë sulmuar opozitën dhe tashmë ata po kuptojnë që kanë “vrarë” pluralizmin në Shqipëri.
Ky s’është sistem i bërë nga qytetarët dhe nuk janë të njëjtat kushte si në 2013 sepse nuk është sulmuar opozita nga faktori ndërkombëtarë, kanë punuar të gjithë kundër opozitës. Jemi një vend ku media është totalisht e kontrolluar dhe Shqipëria është i vetmi vend ku pas çdo tenderi është një pronar mediash; elita është e përgjumur ose kompromentuar. Nëse faktorizon të gjithë këto elementë dhe ndërkombëtarët tani kanë filluar të kuptojnë se çfarë bënë se praktikisht kanë vrarë pluralizmin në Shqipëri.



