Bill Gates paralajmëroi për dy katastrofat e ardhshme me të cilat do të përballet planeti, ndërsa më herët kishte parashikuar shpërthimin e virusit që preku gjithë botën.
Themeluesi i Microsoft tha gjatë një ‘Ted Talk’ në 2015-n se një epidemi me një virus do të prekte njerëzit, që mund të ndiheshin mirë por do të infektoni të tjerët kur të hipnin në avion ose do të shkonin në treg.
Manjati 65-vjeçar paralajmëroi se bota nuk do të ishte e përgatitur për epideminë e ardhshme, e cila erdhi pesë vjet pas fjalimit të tij për pandeminë e koronavirusit, e cila tani ka vrarë 2.3 milionë njerëz në të gjithë botën.
Tani rreth 6 vite më vonë, pioneri i teknologjisë ka thënë se ai beson se kërcënimet më të mëdha për njerëzimin në vitet e ardhshme janë ndryshimi i klimës dhe bio-terrorizmi.
"Nuk ka ndonjë ndjenjë të mirë që vjen me diçka të tillë, duke thënë, ‘Ju kisha thënë’. A mund të isha më bindës? Ekzistojnë një numër virusesh të aparatit të frymëmarrjes dhe herë pas here do të shfaqen. Sëmundjet e frymëmarrjes janë shumë të frikshme, sepse jeni ende duke ecur në një aeroplan, një autobus kur jeni infektues. Ndryshe nga disa sëmundje të tjera si, Ebola ku jeni kryesisht në një shtrat spitali, kur ngarkesa virale infekton njerëzit e tjerë”, tha ai në kanalin ‘Veritasium’ në YouTube.
Gates ofroi mendimin e tij mbi kërcënimet që i kanosen botë sot.
"Njëra është ndryshimi i klimës. Çdo vit do të ketë një numër të vdekurish edhe më të madh se sa kemi pasur në këtë pandemi. E dyta, bio-terrorizmi. Dikush që dëshiron të shkaktojë dëme mund të krijojë një virus dhe kjo do të thotë kosto, shansi për t'u ndeshur me këtë është më shumë sesa epidemitë e shkaktuara natyrshëm si ajo aktuale".
Bashkëthemeluesi i Microsoft tha se njerëzit nuk kanë fuqinë për të parandaluar pandemitë në të ardhmen, por ato mund të përgatiten më mirë sesa ndodhi për Covid-19, “kështu që të mos kemi kurrë një numër viktimash që përafrohen me atë që kemi sot”.
Kohët e fundit, Gates sugjeroi që jeta mund të fillojë t’i kthehet normalitetit këtë pranverë, ndërsa vaksinat Covid-19 po shpërndahen në të gjithë botën.
Burimi: Metro



