Moti i keq, ministrja e Bujqësisë njofton mbi situatën në vend

Moti i keq, ministrja e Bujqësisë njofton mbi situatën në vend

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ka bërë përditësimin mbi situatën që ndodhet vendi ynë si pasojë e motit të keq. Nëpërmjet një statusi në Facebook, Krifca thotë se gjendja në të tre hidrovorët e Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit në Durrës, paraqitet e mirë dhe pompat janë në punë me kapacitet të plotë. Niveli i ujit ka pësuar tërheqje. Në Hidrovorët Hamallaj dhe Synej, niveli i ujit është 45 cm, teksa në Greth është 30 cm, pra në nivele të ulëta.

Në Fier, situata e niveleve të ujit në lumenj po shkon drejt përmirësimit. Vazhdon ulja e niveleve të ujit në lumenjtë Vjosa, Shkumbin, Seman, Pavlla, Kalasa, Drinos dhe Shushica, niveli i cilëve ka pothuaj 24 orë që është brenda shtratit. Gjendja elektro-mekanike ne hidrovorët Terbuf, Karavasta, Divjakë, Povelçe, Seman, Akerni, Orikum, Çukë e Butrint është në gatishmëri të plotë.

Qarku Korçë vijon pa reshje, me temperatura të ulëta nën 0 gradë. Fusha e Maliqit pa asnjë pasqyrë uji deri në këto momente. Hidrovori Tushemisht, aktualisht nuk po punon, pasi niveli i ujit është në minimum.

Në qarkun Berat, janë ndalur reshjet që prej mesditës. Hidrovori Konisbaltës nuk është në punë, pasi kuotat janë në minimum dhe nuk paraqitet asnjë problematikë.

Qarku Elbasan që prej mesditës vijon pa reshje. Niveli i Shkumbinit në hidrometri tregon një rënie me 50 cm nga piku i djeshëm. Situata tashmë është e qetë dhe joproblematike, duke shkuar në normalizim në të tre qarqet. Sipas Krifcës, situata në qarqet Lezhë, Shkodër e Kukës është pa probleme e po shkon drejt normalizimit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy