Elbasan, fëmija 5-vjeçar mbetet brenda në banesë, zjarrfikësja e shpëton

Elbasan, fëmija 5-vjeçar mbetet brenda në banesë, zjarrfikësja e shpëton

Një fëmijë 5-vjeçar i cili ka mbetur i mbyllur brenda në banesën e tij në qytetin e Elbasanit, ka mundur të shpëtohet falë ndërhyrjes së zjarrfikësve.

Sipas informacioneve nga policia "Më datë 25.07.2017 në Sallën Operative erdhi një telefonatë se në katin e 6-të të një pallati në Lagjen “Partizani” një fëmijë 5 vjeçar kishte mbetur brenda në banesë. Menjëherë në vendngjarje u nisën shërbimet e policisë dhe shërbimet e zjarrëfikses".

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë të forcave të policisë në bashkëpunim me zjarrëfiksen, në kohë reale u bë e mundur hapja e derës në katin e 6 të pallatit në Lagjen “Partizani” ku ndodhej fëmija 5 vjeçar.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe prindërve që të jenë më të kujdesshëm para se të dalin nga banesa.

Policia e Elbasanit gjen rastin të falënderojë qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata të telefonojnë për çdo rast në numrin pa pagesë 129.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy