Qori: Kullat, mënyrë për të pastruar paratë. Nëse mblidhemi 10 mijë vetë, shpëtojmë parqet

Qori: Kullat, mënyrë për të pastruar paratë. Nëse mblidhemi 10 mijë vetë, shpëtojmë parqet

Pasditen e se dielës Lëvizja Bashkë organizoi një protestë, pikërisht në vendin ku është vendosur rrethimi dhe pritet të nisë punimi për ngritjen e një kulle 58 katëshe, e cila është konsideruar edhe si ndërtesa më e lartë në Ballkan.

Lidhur me këtë, kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori në studion e lajmeve në MCN TV u shpreh se ndërtimi i kullave janë një mënyrë për të pastruar paratë e pista dhe se janë të paktë ata që përfitojnë nga ndërtimi i tyre.

Ai tha se kanë nisur disa protesta ku një pjesë e tyre kanë zgjatur dhe me vite, por që sipas tij protestat dobësohen nga vetë qytetarët të cilët mërziten.

Qori u shpreh i bindur për të qëndruar deri në fund dhe bëri thirrje që sa më shumë qytetarë të bëhen bashkë aq më shumë rritet mundësia për të mbrojtur parqet e qytetit.

Jam i sigurtë që përfitime sjell për ndërtuesin apo për ata që kanë dhënë leje, por shoh vetëm të këqija për Tiranën. Tirana vuan për mungesën e gjelbërimit dhe do i shtohet dhe një tjetër kullë. Për 7 vjet Tirana do të mbytet në pluhur. Tirana nuk është qyteti më i gjelbëruar i botës dhe një kullë nuk prish punë, ajo kullë nuk do jetë e fundit. Tirana vazhdon të jetë një nga kryeqytetet më të varfra të Evropës, besoj se kullat janë një mënyrë e thjeshtë për të pastruar paratë e pista, që një grup njerëzish të përfitojnë dhe shtojnë milionat e tyre. Betoni janë mënyra më e mirë për të murosur paranë. Janë shumë të paktë ata që përfitojnë nga kjo kullë, shumica humbin.

Ndërsa lidhur me logjikën e Veliajt, Qori tha se nëse ajo është një arkitekturë fashiste, atëherë i bie që të shembej dhe Coloseu.

Historinë na e kanë tjetërsuar. Arkitektura mbart gjurmët e historisë në këtë kuptim çdo qytet i botës ka arkitekturat e veta dhe me këtë argument gjithë Evropa do duhej të shkatërronte të gjithë ndërtesat. Veliaj nuk do t’ja dijë për historinë nëse ajo është arkitekturë fashiste atëherë Veliaj le të shkatërronte dhe bashkinë e Tiranës, apo të gjitha ministritë, apo universitetin politeknik, pra shumëçka në Tiranë. Nëse kufijtë ndërrohen politikisht atëherë mund të mbrohet vetëm duke reaguar qytetarët. Nesër ne kemi protestën e dytë sepse ai park duhet mbrojtur sepse do të jetë hapi i radhës për të marrë parqe të tjera. Kam frikë se Tirana për disa vite do hyjë në librat rekord si qytet pa parqe. 

Ne kemi nisur disa zinxhirë protestash disa na kanë zgjatur dhe me vite si ajo e studentëve. Kemi protestuar me minatorët, naftëtarët, kemi pasur protesta për rritjen e çmimeve, por protestat dobësohet sepse qytetari në Shqipëri është pak më tepër pasiv seç duhet, dëshpërohen dhe kështu një pjesë e protestave dalëngadalë bien. Ne do i vazhdojmë kësaj kauze deri në fund. Duhet masë e madhe qytetare që protesta të triumfojë, nëse mblidhen 10 mijë vetë shpëtojnë parqet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy