Biden paralajmëron shefin e Wagner: Kujdes me çfarë ha

Biden paralajmëron shefin e Wagner: Kujdes me çfarë ha

“Putini e ka humbur tashmë luftën” në Ukrainë, tha Joe Biden në një konferencë për shtyp në Helsinki me presidentin finlandez Sauli Niinisto pas samitit me liderët nordikë. Rusia, shtoi Biden, "nuk mund ta vazhdojë luftën në Ukrainë për vite me radhë" dhe Putini "herët a vonë do të vendosë se nuk është në interesin e Rusisë ta vazhdojë atë. Kundërofensiva e Ukrainës ndoshta do ta shtyjë Rusinë drejt negociatave. "Ukraina do të anëtarësohet në NATO", siguroi më pas Biden, i cili minimizoi kërcënimet e Putinit nga Helsinki, duke deklaruar se ai nuk sheh "perspektiva reale" të përdorimit të armëve bërthamore nga Kremlini. Ievgheny Prigozhin, kreu i mercenarëve Wagner, "duhet të ketë kujdes se çfarë ha", përfundoi presidenti amerikan, duke aluduar për rrezikun e helmimit pas revoltës së dështuar të Prigozhinit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy