Emigrantët në Ruanda, e paligjshme, Hasani: Triumf i drejtësisë britanike, lajm i mirë dhe për shqiptarët (VIDEO)

Emigrantët në Ruanda, e paligjshme, Hasani: Triumf i drejtësisë britanike, lajm i mirë dhe për shqiptarët (VIDEO)

Një lajm i mirë për emigrantët ka ardhur nga drejtësia britanike ku Gjykata e Apelit ka vendosur që vendimi i Gjykatës së Lartë të anulohet dhe se largimi i azilkërkuesve në Ruandë është i paligjshëm derisa të bëhen ndryshime në sistemin e azilit atje. Lidhur me këtë avokati Naim Hasani në një lidhje skype me MCN Live e ka konsideruar këtë një lajm një historik dhe trumf të drejtësisë britanike. Ai tha se Apeli hodhi poshtë vendimin e Gjykatës së Lartë me arsyetimin se Ruanda nuk i plotëson kushtet dhe nuk garanton trajtim të paanshëm. Sipas tij qeveria britanike nuk mund të kundërshtojë Apelin, ai do të zbatohet me detyrim, pavarësisht faktit se qeveria e Ruandës ka qenë ajo që e ka kundërshtuar këtë vendim. “Një lajm historik fantastik, një triumf i vërtetë i drejtësisë, gjykata e apelit në Britani ka vendosur sot në mëngjes që vendimi i qeverisë britanike për të dërguar azilkërkues në Ruanda është e paligjshme. Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë vendimin e gjykatës së lartë që linte në fuqi vendimin për ti dërguar azilkërkuesit në Ruanda. Në një panel prej tre gjykatësish, dy prej tyre kanë vendosur që dërgimi i azilkërkuesve në Ruanda është i paligjshëm, kjo bazuar në faktet e pakontestueshme se Ruanda nuk garanton trajtim të paanshëm të kërkesave për azil. Është një triumf i vërtetë i drejtësisë britanike dhe jemi krenar që jemi pjesë e një sistemi drejtësie të tillë”. I pyetur se cilat janë reagimet që kanë ardhur deri tani lidhur me këtë lajm, Hasani tha se ndryshe nga sa jemi mësuar në Shqipëri, Në Britani kur drejtësia flet, politika hesht. “Qeveria britanike s’mund të komentojë vendimet e gjykatës së apelit. Ajo nuk ka marrë shumë vendime që janë kundër qeverisë, por dy gjykatësit e apelit e kanë parë të arsyeshme të marrin një vendim që është kaq historik duke dalë në përfundimin se Ruanda nuk i ka bindur se ajo mund të presë azilkërkuesit. Kjo është një fitore për sundimin ligjit dhe dreqësinë në Britani. Ky vendim i jep dhe një sinjal botës që drejtësia zbatohet. Kemi një reagim të qeverisë së Ruandës të cilët shprehen se nuk janë dakord me këtë vendim, por ata insistojnë se Ruanda është një nga vendet më të sigurta në botë për sigurinë e azilkërkuesve. Është një reagim sipërfaqësor sepse kjo s’ka të bëjë me Ruandën, por me vednimet e drejtësisë britanike. Ky është një vendim tërësisht ligjor dhe nuk komenton poetikën e qeverisë britanike”. Në vijim ai theksoi se Gjykata ka gjetur shumë defekte në përmbushjen e standardeve në Ruanda. “Gjykata ka thënë se nuk janë përmbushur dhe duhet kohë për tu realizuar dhe për standardet britanike u duhen vite për ti bërë. Ky është një vendim i detyrueshëm për tu zbatuar. Ky është vendim historik sepse historikisht gjykata e apelit nuk ka ndërhyrë asnjëherë në një vendim kaq të qartë të vendimeve të qeverisë. Për sa i përket vlefshmërisë është vendim i qartë, i shumëpritur dhe objektiv dhe i zbatuar vetëm në ligj dhe drejtësi. Është një triumf i drejtësisë dhe një lajm i mirë dhe për emigrantët shqiptarë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy