Votimi elektronik, Blushi-Ramës: I plakur në mendim i mjerë në arsye

Votimi elektronik, Blushi-Ramës: I plakur në mendim i mjerë në arsye

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama se votimi dhe numërimi elektronik është i pamundur në këto zgjedheje, ka reaguar edhe ish-deputeti socialist Ben Blushi.

Themeluesi i LIBRA përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, e cilëson të mjerë kryeministrin Edi Rama, pasi sipas tij, ai ka mbushur parlamentin me kriminelë, ka mbjellur kanabis, dhe ka varfëruar 1 milionë shqiptarë, po përpiqet t’i mbushë mendjen qytetarëve se votimi elektronik nuk mund të bëhet.

Sipas Blushit, arsyetimi i Ramës është se numëruesi i tij nuk bën gabime dhe nuk korruptohet, ndërsa makina elektronike po. Blushi thotë për kreun e qeverisë se “çfarë mjerimi, sa i vjetër në ide, sa i plakur në mendim, sa i gjorë në frikë, sa i mjerë në arsye”.

Statusi në Facebook:

ZGJEDHJET DHE CEZMA E EDI RAMES

Edi Rama paska thënë se numërimi elektronik i votave në Republikën tonë është një aventurë e rrezikshme. Dhe këtë pohim prej amatori profesionist nuk ja ka deleguar asnjërit prej dallëndysheve të Rilindjes, por e ka stërholluar vetë me laps, me bojë e kartë. Pasi nuk bëri zgjedhje për shtatë vjet si Kryetar i Rilindjes, pasi grabiti nje mandat pa votim por me referendum,pasi vodhi votat e referendumit brenda partisë, i cili ende nuk ka rezultat, pasi dha gjithë shëndetësinë me koncesion, pasi miratoi ligjin e mbetjeve, pasi mbolli kanabis me leje në çdo cep, pasi bëri deputet dhe kryetar bashkie cdo bandit me kollare, pasi dëboi dyqind mijë shqiptarë në emigracion, pasi e ktheu energjinë në mall luksi, pasi rriti cmimin e gazit dhe të naftës, pasi e ktheu diplomacinë shqiptare në guidë turistike dhe pasi pasuroi dhjetë te pasur me taksa duke varfëruar 1 milion te varfër, thotë se votat e tyre do ti numërojë vetë pasi makina elektronike gabon më shumë se çdo numërues batakci. Beson se do të na bindë se numëruesi i tij nuk vjedh vota por makina vjedh, se numëruesi nuk fle, por makinën e zë gjumi, se numëruesi nuk lodhet por makina drobitet,se numëruesi punon pa drita por makina jo, se numëruesi nuk ha por makinën e merr uria, se numëruesi nuk pi por makina ka etje, se numëruesi sheh por makina është miope, se numëruesi nuk sëmuret por makinën e zë gripi, së numëruesi nuk plaket por makina ndryshket, se numëruesi nuk iken por makina zhduket, se numëruesin nuk e merr njeri në telefon por makina ia hap celularin kujtdo, se numëruesi llogarit kurse makina numëron. Cfarë mjerimi. Sa i vjetër në ide, sa i plakur në mendim, sa i gjorë në frikë, sa i mjerë në arsye. Dhe të mendosh se këtë e thotë dikush, që pasi hapi digën dhe shkaktoi përmbytje, thotë se hapja e cezmës është një aventurë!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy