Të shtëna me armë, plagoset rëndë një person në Laç. Policia jep detaje për shënjestrën

Të shtëna me armë, plagoset rëndë një person në Laç. Policia jep detaje për shënjestrën

Një person ka mbetur i plagosur nga një atentat i cili ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit.

Ende nuk dihet identiteti i personit i cili mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri, por mësohet se ai është dërguar me urgjencë drejt Tiranës, pasi është në gjendje kritike për jetën.

Policia është në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e motiveve të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Sipas informacioneve të para ngjarja mesohet se ka ndodhur pranë Bashkisë së Laçit. 

Ndërkohë policia ka dhënë detaje për atentatin e mbrëmjes së sotme në Laç. Sipas Policise, presoni që mbeti i plagosur është 28-­vjeçari me inicilet L.R. banues në Tiranë.

NJOFTIMI I POLICISE

“Me datë 07.02.2017, është marrë njoftim se në Laç në qytet , ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se është plagosur me armë zjarri shtetasi L.R. 28 vjeç banues në Tiranë i cili është dërguar në spitalin e Traumes Tiranë për kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe po heton për identifikimin e autorit/ve. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e tyre.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy