Rabeta: Shqipëria ka sistem bankar të shëndetshëm, depozitat janë tregues besimi

Rabeta: Shqipëria ka sistem bankar të shëndetshëm, depozitat janë tregues besimi

Rritja e depozitave është sipas gazetarit Lorenc Rabeta tregues i besimit të qytetarëve. Në studion e MCN Economy, ai theksoi se Shqipëria ka një sistem bankar të shëndetshëm.  

Në Itali, bankat kanë rritur fitimet. Kjo ka ndodhur edhe në Shqipëri. Këtu kemi një sistem bankar të shëndetshëm. Është rritur fitimi, por është rritur edhe kredidhënia. Janë rritur depozitat. Ka rritje dyshifrore. Ky është treguesi i parë i besimit të qytetarëve. Kemi një situatë të shkëlqyer depozitash. Ka edhe situatë të mirë kreditimi në 3 vitet e fundit.

Ka pasur raste sporadike kur qytetarët janë vënë para faktit të kryer të rritjes së këstit të kredisë. Pati perceptim se do të ndodhte në masë. Ndodhi por jo aq sa ishin krijuar pritshmëritë. Një nga arsyet është se kredia hipotekore nuk është rritur në thelb. Shifrat tregojnë se kredia hipotekore është 4.6%. Kredia nuk është rritur në atë masë sa duhej të ishte rritur.

Rabeta tha më tej se hakerimi i të dhënave nuk preku të dhënat sensitive të klientëve të bankave.

U garantuan klientët që sulmet kishin pasur efekt sipërfaqësor. Unë e di që sistemi është tërësisht i veçuar. Po të kishte qenë thelbësor sulmi, sot disave prej nesh do ti mungonin disa para në llogari. Nuk kanë arritur të futen në core system.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy