Pasditen e sotme, në orën 15:30 do të mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste. Asambleja do të zhvillohet te Amfiteatri i Liqenit të Tiranës dhe i pari që do të marrë fjalën është kryeministri Edi Rama, për të vijuar më pas me propozimin e zgjedhjen e organeve drejtuese të Partisë.
Ndërsa, në pjesën e dytë, do të zhvillohet procesi i Miratimit të Librit të Rregullave të Partisë. Edhe pse në ambient të hapur, për shkak të numrit të madh të njerëzve, të gjithë të pranishmit duhet të jenë të pajisur me maska.
Pjesa e parë
Hapja e mbledhjes.
Fjala e Kryetarit të Partisë dhe Kryeministrit, Edi RAMA.
Propozimi dhe zgjedhja e organeve drejtuese të Partisë.
Pjesa e dytë
Projekt-Rregullore për organizimin dhe zhvillimin e fushtaës ”Zgjidh deputetin tënd”;
Miratimi i Librit të Rregullave të Partisë:
Projekt -rregullore: “Organizimi dhe funksionimi i AK të Partisë” ;
Projekt- rregullore: “Organizimi dhe funksionimi i Kryesisë së Partisë”;
Projekt-rregullore: “Organizimi dhe funksionimi i Sekretariatit Ekzekutiv të Partisë”;
Projekt-rregullore: “Komisioni i Garancive Statutore dhe Etikës”;
Projekt-rregullore: “Kryefinancieri dhe Këshilli i Mbikëqyrjes Financiare të Partisë”;
Projekt-rregullore: “Strukturat organizative vendore të Partisë”;
Projekt-rregullore: “Grupi i këshilltarëve socialistë në bashki”;
Projekt-rregullore: “Strukturat elektorale vendore”;
Projekt-rregullore: “Kodi i Etikës në Parti”;
Projekt-rregullore: “Kodi i Zgjedhjeve në Parti”;
Projekt-rregullore: “Votëbesimi në parti”;
Projekt-rregullore: “Marrëdhëniet e partisë me Organizatat e tjera”;
Projekt-rregullore: “Dokumentacioni në parti dhe administrimi i tij”;
Mbledhja do të zhvillohet në Amfiteatrin e Liqenit Artificial, ku pritet të jenë të pranishëm 350 anëtarët e PS-së.



