Bashkia Roskovec/ Goga: Vit i suksesshëm me zjarret, synojmë uljen e borxhit në 8-9 për qind

Bashkia Roskovec/ Goga: Vit i suksesshëm me zjarret, synojmë uljen e borxhit në 8-9 për qind

Nënkryetari i bashkisë Roskovec, Maksim Goga, foli në edicionin e lajmeve në MCN TV lidhur me masat e marra për zjarret dhe për uljen e borxhit në bashkinë Roskovec, që renditet te qytetet problematike në këtë drejtim. Sa i takon vatrave të zjarreve Goga theksoi se ky ka qenë një vit i suksesshëm, ku sipas tij ka një rënie 25 për qind në raport me një vit më parë. 

Duke marrë shkas nga takimi me kryeministrin, ne ishim përgatitur para kohe si bashki për të marrë masa për këtë problem. Kemi rritur bashkëpunimin me Policinë e rendit bashkë me policinë bashkiake, bashke me zjarrfiksat, kemi bërë të mundur sensibilizimin e banorëve, se zjarret e qëllimshme marrin penalitete. Kemi organizuar vullnetarët që marrin njoftime paraprake. Mund ta quaj këtë një vit të suksesshëm, ku zjarret janë 25 për qind më të ulëta në raport me një vit më parë. Kjo nuk është rastësi për bashkinë tonë. Sot fondi i përcaktuar nga qeveria për emergjencat civile, do të përdoret për pajisjen e vullnetarëve me veshje kundra zjarrit, veshje, pajisje. Janë marrë masa për rrugët e pyjeve. Mundohemi që këto pyje të kenë rrugë të ndërmjetme, që të merren masa që zjarret të minimizohen atje ku ka problematika. Kemi marrë masa për argjinaturën e Semanit, kur ka përmbytje. Për momentin nuk ka zjarre aktive. Por gjatë kësaj periudhe kemi pasur 2 raste në pyje, 8 në shtëpi banimi, 13 hektarë ullishte dhe toka frutore janë djegur. Por kemi mbajtur në gatishmëri të plotë zjarrfikëset dhe mjetet. Bashkia Roskovicit ka dy mjete të mirëfillta për shuarjen e zjarrit, një efektiv me 14 punonjës, një skuadër me vullnetarë”.

Duke folur për borxhin, Gogo tha se ka zbritur nga 36,4 për qind në 20,4 për qind, dhe synohet që deri në fund të vitit të kemi një shifër të pranueshme, 8-9 qind.

Roskoveci u rendit te bashkitë me problematika. Pati problematika deri në 31 dhjetor të 2021, ku borxhi ishte 36,4 për qind. Sot borxhi është 20, 4 për qind dhe mendojmë që deri në fund të vitit të zbresë me një shifër. Në fund të vitit besoj do të jemi në një shifër të pranueshme 8-9 për qind”.

Lidhur me draftin e qeverisë për bashkitë që shpallin falimentin, Goga tha:

Po kjo është kompetencë e Këshillit të Ministrave, qeverisë. Shifrat janë kokëfortë, nga 36,4 për qind arritëm në 20,4 për qind. Do marrim të gjitha masat që bashkia e Roskovecit të mos renditet te bashkitë me ngjyrë të verdhe, por një shifrore, deri në fund të vitit 2022. Të ardhurat vendore janë më shumë se granti i qeverisë në bashkinë e Roskovecit. Granti i qeverisë është 40 për qind dhe pjesa tjetër vjen nga taksat dhe tarifat. Kemi një të ardhur shtesë nga renta minerare dhe taksa për kompanitë. Është hartuar plani që të ardhurat dhe tarifat vendore të rritet në 90 për qind. Kemi shkurtuar në maksimum shpenzimet operative të personelit të bashkisë. Kemi planifikuar investime në çdo fshat nga një rrugë, dhe i kemi ulur ato në maksimum për të larë borxhet. Vështirësitë më të mëdha hasen te familjet në emigracion. Të ardhurat vendore në bashkinë e Roskovecit janë në masën mbi 80 për qind. Kërkohet punë që të rritet sa më shumë, që të përballojmë edhe borxhet e prapambetura”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy