
Dialogu Prishtinë-Beograd duhet të përfundojë me njohje reciproke dhe me marrëveshje gjithëpërfshirëse mes palëve. Deklarata është bërë nga i dërguari i posaçëm i SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar para senatorëve amerikanë në Komunitetin për Punë të Jashtme.
Nevoja për dialog, kompromise e reforma vlen për të gjithë rajonin. Ne e mbështesim fuqishëm dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian për të normalizuar raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë. Dialogu është forumi në të cilin të dyja palët, si të barabarta, duhet të punojnë për të zgjidhur dallimet dhe të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që u duhet të dyja shteteve për të ardhmen e tyre evropiane. Besojmë se kjo duhet të përqendrohet në njohje reciproke”, ka thënë ai.
Në fjalën e tij Escobar e ka vendosur edhe njëherë theksin te lufta ndaj korrupsionit dhe forcimit të demokracisë në vendet e Ballkanit Perëndimor.



