Meta kritikon ligji për Arsimin: Nuk arriti atë që pritej, ka nevojë për reflektim

Meta kritikon ligji për Arsimin: Nuk arriti atë që pritej, ka nevojë për reflektim

Ligji i Arsimit të Lartë është rikthyer si objekt diskutimi në koalicionin e majtë, ku LSI ka shprehur rezerva.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta gjatë prezantimit të programit të LSI-së për Arsimin, u shpreh se ligji për Arsimin e Lartë nuk arriti atë që pritej. Sipas tij, ligji ka nevojë për reflektimin e shqetësimeve të shprehura nga studentët dhe grupet e interesit, në mënyrë që asnjë student të mos mbetet jashtë dyerve të universitetit. 

"Për ne çështja e suksesit të një ligji nuk ka të bëjë thjesht me statistikat se sa studentë ngelen të kënaqur apo të pakënaqur, por për në është i rëndësishëm edhe suksesi i ligjit në mënyrë që asnjë i ri asnjë e re të mos ndjehet i lënduar në mënyrë të padrejtë. Është e rëndësishme të reflektohen të gjitha ato opinione dhe shqetësime të cilat janë shprehur edhe nga universitetet edhe nga studentët, edhe nga grupet e interesit dhe unë besoj se kjo është shumë e rëndësishme", u shpreh Meta. 

Gjatë këtij takimi me studentë, Meta tha se LSI mbështet programin finlandez për Arsimin i cili sipas tij është një sistem i integruar dhe i unifikuar nga arsimi parashkollor në atë universitar.  

"Do të mbështesja idenë që kemi nevojë për një sistem sa më të integruar, sa më të unifikuar nga sistemi parashkollor deri në atë universitar. Modeli finlandez është i vlerësuar dhe më rezultativi, s'është e lehtë ta implementosh në një terren tjetër, por jemi të ndërgjegjshëm që Finlanda në saj të kapërcimit të sistemit të arsimit, ka arritur të jetë brenda një kohe të shkurtër, një nga vendet më të zhvilluara të Europës, pavarësisht nga resurset e kufizuara natyrore që ka. Të shkojmë drejt një sistemi arsimor që ndihmon të rinjtë që të mësojnë dhe të memorizojnë. Pasi memorizimi është një sëmundje që ka sistemi i kaluar", u shpreh Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy