Komisoneri për zgjerim i BE, Johannes Hahn i ka bërë thirrje qeverisë së Serbisë dhe asaj të Kosovës që të mos rrezikojnë atë që është arritur dhe të vijojnë dialogun. Kjo thirrje vjen pas tensioneve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë, ku nga pala serbe është përmendur edhe përdorimi i ushtrisë.



