Zjarret në Krastë/ Bakiu: Po digjet mushkëria e Krujës! Duhet ndërhyrje nga ajri (VIDEO)

Zjarret në Krastë/ Bakiu: Po digjet mushkëria e Krujës! Duhet ndërhyrje nga ajri (VIDEO)

Deputetja demokrate Merita Bakiu, komenton zjarrin e rënë në Krastë të Krujës, ku janë djegur rreth 50 hektarë pyje.

Ajo thotë se është problem shumë i madh dhe se ka tre ditë që zjarret në Krujë kanë filluar, fillimisht me vatra të vola, por duke qenë se pylli është i dendur dhe vatrat janë zgjeruar shumë.

Për MCN Live, Bakiu deklaroi se punonjësit e zjarrfikësit kanë punuar, por se është e pamundur për shkak të terrenit të thyer që zjarri të shuhet nga zjarrfikësit.

I kam bërë thirrje qeverisë dhe ministrisë së Mbrojtjes që të ndërhyjnë nga ajri. Kjo më ka shqetësuar dhe kam bërë thirrje, qeveria duhet të ndërhyjë nga ajri. Krasta është mushkëria e Krujës.

Terreni është jashtë mase i thyer, është e pamundur të ndërhyjnë forcat tokësore. Ngrita alarmin se duhet të ndërhyhet nga ajri.

Tentativat kanë qenë për të pasur lidhje me ministrat dhe qeverinë, por interesi i tyre nuk ka qenë. Nuk i janë përgjigjur thirrjes. Po punohet me mjete rrethanore, mbrëmë kanë ardhur zjarrfikësit e Durrësit dhe Tiranës.

Është një terren mjaft i thyer, nuk mund të ndërhyhet me forca tokësore. Dëmi është shumë i madh, po digjen pyje shekullore, është katastrofë ajo që po ndodh.

Janë shkurre, pisha, po digjet zona më e gjelbëruar e qytetit.

Sipas saj, edhe herëve të tjera ka pasur zjarr, por jo në këto përmasa dhe është shuar me forca tokësore, por se për shkak të pozicionit të zjarrit të fundit, kërkohet ndërhyrja nga ajri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy