Ambasadori rus kërcënon: Nëse i jepni armë të tjera Ukrainës, rrezikohet luftë SHBA-Rusi

Ambasadori rus kërcënon: Nëse i jepni armë të tjera Ukrainës, rrezikohet luftë SHBA-Rusi

Furnizimet me armë dhe municione në Ukrainë janë të rrezikshme dhe provokuese dhe mund të çojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Federatën Ruse në rrugën e konfrontimit të drejtpërdrejtë ushtarak.

Kërcënimin ndaj SHBA u bë në një intervistë për Newsweek, nga ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anatoli Antonov.

I dërguari i Moskës në SHBA siguron se Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të shmangur viktimat civile dhe dëmtimin e infrastrukturës së Ukrainës.

Sipas tij, arsyet e luftës nuk i atribuohen vendimeve arbitrare të presidentit Putin, por “spastrimit etnik” në Ukrainë nga autoritetet e Kievit kundër pro-rusëve, së bashku me përpjekjen ukrainase për t’u anëtarësuar në NATO.

Idetë ultra-nacionaliste kanë ardhur në pushtet në Kiev. Për më tepër, pavarësia e rajoneve të Donetskut dhe Luhanskut është një fenomen i nisur nga poshtë, nga popullsia kryesisht separatiste. Ukraina bëri që marrëveshjet e Minskut të shtatorit 2014 të dështojnë, sepse zgjodhi rrugën e militarizimit të shpejtë me ndihmën e jashtme. Presidenti Zelensky më pas përgatiti një plan për blerjen e armëve bërthamore, të cilat do të ishin të rrezikshme për të gjithë botën. Qëllimi i operacionit ushtarak special është çmilitarizimi dhe denazifikimi i Ukrainës për të reduktuar kërcënimet ushtarake të paraqitura nga shtetet perëndimore, të cilat po përpiqen të përdorin popullin vëlla ukrainas në luftën kundër rusëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy