Kaledonia e Re do të shpallet shtet në një marrëveshje historike, por do të mbetet franceze

Kaledonia e Re do të shpallet shtet në një marrëveshje historike, por do të mbetet franceze

Franca ka njoftuar një marrëveshje “historike” me Kaledoninë e Re, sipas së cilës territori përtej detit, i tronditur nga dhuna vdekjeprurëse separatiste vitin e kaluar, do të mbetej francez, por do të shpallej shtet i ri.

“Një shtet i Kaledonisë së Re brenda Republikë, është një bast mbi besimin”, shkroi Presidenti francez, Emmanuel Macron, në X të shtunën, duke përshëndetur një marrëveshje “historike”.

Duke pritur nënshkruesit më vonë, presidenti tha se pas dy marrëveshjeve dhe tre referendumeve, Kaledonia e Re, nëpërmjet asaj që është nënshkruar, po hap një kapitull të ri në të ardhmen e saj në një marrëdhënie paqësore me Francën”.

Presidenti i Qeverisë së Kaledonisë së Re është Alcide Ponga.

Një vit pas trazirave vdekjeprurëse, presidenti i Kaledonisë së Re zotohet të adresojë përpjekjet për pavarësi

Macron kishte bërë thirrje për bisedime për të zgjidhur një bllokim midis forcave besnike ndaj Francës dhe atyre që duan pavarësinë. Zyrtarët e zgjedhur të Kaledonisë së Re, si dhe udhëheqës politikë, ekonomikë dhe të shoqërisë civile, u mblodhën pranë Parisit për të hartuar një kornizë kushtetuese për territorin.

Pas 10 ditësh bisedimesh, palët ranë dakord që të krijohej një “Shteti i Kaledonisë së Re”.

Manuel Valls, ministri për Territoret jashtë shtetit, e quajti një “kompromis inteligjent” që ruan lidhjet midis Francës dhe Kaledonisë së Re, por me më shumë sovranitet për ishullin e Paqësorit.

Prioriteti tani është rimëkëmbja ekonomike e Kaledonisë së Re.

Dhuna e vitit të kaluar, e cila mori jetën e 14 personave, vlerësohet se i ka kushtuar territorit 2 miliardë euro, duke ulur me 10% produktin e brendshëm bruto, tha ai.

Kryeministri francez, Francois Bayrou, tha se marrëveshja e së shtunës, e cila ende kërkon miratim parlamentar dhe në referendum ishte e dimensioneve historike.

Me një popullsi prej rreth 270.000 banorësh dhe të vendosur gati 17.000 km larg Parisit, Kaledonia e Re është një nga disa territore përtej detit që mbeten pjesë integrale e Francës.

Është sunduar nga Parisi që nga vitet 1800, por shumë vendas ende e urrejnë pushtetin e Francës mbi ishujt e tyre dhe duan autonomi ose pavarësi më të plotë.

Trazirat shpërthyen në maj të vitit 2024, pasi Parisi planifikoi t’u jepte të drejtën e votës mijëra banorëve jo-indigjenë me afat të gjatë. Banorët kishin frikë se kjo do t’i linte në një pakicë të përhershme, duke u shkatërruar shanset për të fituar pavarësinë.

Si pjesë e marrëveshjes, banorët e Kaledonisë së Re në të ardhmen do të lejohen të votojnë vetëm pasi të kenë jetuar 10 vjet në arkipelag.

Referendumi i fundit për pavarësi në Kaledoninë e Re u mbajt në vitin 2021 dhe u bojkotua nga grupet pro-pavarësisë për shkak të ndikimit të pandemisë Covid-19 në popullsinë Kanake.

Macron deklaroi në fillim të qershorit se donte një “projekt të ri” për Kaledoninë e Re.

Marrëveshja 13-faqëshe e njoftuar të shtunën parashikon një kombësi të Kaledonisë së Re dhe mundësinë që banorët atje ta kombinojnë këtë status me kombësinë franceze.

Sipas marrëveshjes, një “Shteti i Kaledonisë së Re” do të përfshihej në Kushtetutën e Francës dhe vendet e tjera mund ta njihnin si shtet.

Marrëveshja kërkon një pakt rimëkëmbjeje ekonomike dhe financiare që do të përfshinte një ripërtëritje të aftësive të përpunimit të nikelit të territorit.

Të dyja dhomat e parlamentit të Francës do të takohen në tremujorin e katërt të këtij viti për të votuar për miratimin e marrëveshjes, e cila më pas do t’u paraqitet banorëve të Kaledonisë së Re në një referendum në vitin 2026.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy