Siguria rrugore gjatë sezonit turistik, Baka: Nga nesër gatishmëri e plotë dhe mjete inteligjente/ Akset më problematike (VIDEO)

Siguria rrugore gjatë sezonit turistik, Baka: Nga nesër gatishmëri e plotë dhe mjete inteligjente/ Akset më problematike (VIDEO)

Specialisti i trafikut urban, Gerhard Baka thotë se muaji qershori ka filluar me ngarkesën që ishte parashikuar për ngarkesën që pritej se kanë filluar prurjet e turistëve që kanë zgjedhur Shqipërinë si vend për ta vizituar.

Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se fluksi kryesor vjen nga rruga e Rinasit dhe kjo ka bërë që në atë segment rrugor nga Tirana, Qafa e Kasharit, Rinasi, Fushë Kruja të ketë shtim të forcave policore për të bërë të mundur rrjedhshmërinë e trafikut, për shkak se është një ndër segmentet më të ngarkara.

Drupal Ad

Shpresojmë që me hapjen e segmentit të ri Vorë-Thumanë të marrë një frymëmarrje ky aks. Fluksi është në të dy senset.

Me përfundimin e sezonit arsimor shpresojmë që të kemi një lehtësim në qarkullim, edhe pse vitin e kaluar fluksi i turistëve që vizitonin kryeqytetin na gjeti të papërgatitur, këtë vit kemi marrë masat për të qenë në gatishmëri me kapacitet të plotë.

Nga nesër më 15 qershor futemi me kapacitet të plotë gatishmëria, edhe pse ne jemi gjithë kohës në gatishmëri.

Nga nesër futet në zbatim edhe kufizimi i mjeteve të tonazhit të rëndë dhe fashat orare të qarkullimit të tyre. Kemi mbi 10 mijë mjete të reja të regjistruara këtë vit.

Dita ditës jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë shtohet fluksi i mjeteve, ku shtuar dhe mjetet me qira të marra nga turistët do të shtojnë fluksin.

Fundjava ka filluar me kapacitet të plotë dhe segmenti Tiranë-Durrës apo Tiranë-Fushë Krujë kanë nisur trafikun.

Por ne nga nesër do të fusim në përdorim edhe mjetet inteligjente dhe dronin për monitorimin e rasteve kur parakalimi i gabuar i automjeteve shkakton një ngarkesë të trafikut në mënyrë artificiale, do të futen dhe shërbimet civile për të bërë të mundur identifikimin e shkelësve.

Drejtuesit e mjeteve duhet të tregohen të kujdesshëm edhe në segmentin Tiranë-Elbasan, pasi edhe këtu ka një shpejtësi të shtuar të lëvizjes së mjeteve dhe përfshirja në ngjarje rrugore në këtë autostradë konkludon me pasoja fatale.

Ky segment rrugor kthehet si një nga pistë garash.

Sa i takon situatës së aksidenteve, Baka deklaroi se fundi i prillit, maji dhe qershorit, kanë qenë një ndër periudhat më të rrezikshme për ngjarjet rrugore.

Me ardhjen e sezonit veror ndryshon gjaku, krijohet euforia dhe disa aksidente janë të paperceptueshme në një situatë normale dhe kjo ka shtuar bilancin e aksidenteve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy