”Regjimi i Asadit ka djegur në furrë trupat e të burgosurve”

”Regjimi i Asadit ka djegur në furrë trupat e të burgosurve”

Nga Departamenti amerikan i Shtetit është njoftuar se regjimi i Bashar al Asadit ka vrarë dhe i ka djegur trupat e mijëra njerëzve në burgun Saydnaya në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Një prej ndihmës sekretarëve të Departamentit amerikan të Shtetit, Stuart Jones, duke mbajtur një konferencë për shtyp tha se të burgosurit e vrarë në Saydnaya janë djegur në furrën e ndërtuar në një pjesë të burgut.

Jones ka theksuar ndër të tjera se në burgun i cili ndodhet afërsisht 45 minuta nga kryeqyteti Damask besojnë se janë vrarë mesatarisht 50 persona në ditë. “Besojmë se kjo furrë është ndërtuar për të eliminuar provat duke djegur trupat e të burgosurve të vrarë në Saydanaya”, është shprehur Stuart Jones.

Në dhomën ku është mbajtur konferenca për shtyp në Departamentin amerikan të Shtetit me gazetarët janë ndarë fotografitë e nxjerra nga sateliti të vendit ku ndodhet furra. Ndërsa ka tërhequr vëmendjen se fotografia e parë që është ndarë me gazetarët në lidhje me çështjen është shkrepur në vitin 2013.

Ndërsa në një fotografi tjetër të shkrepur në janar 2015 vërehet bora që ka shkrirë mbi çatinë e ndërtesës që theksohet se është furra.

Duke bërë vlerësime në lidhje me fotografitë Jones është shprehur se “Imoraliteti i Asadit ka rënë në një nivel të ri”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy