
Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka thënë se një përpjekje e mundshme e ushtrisë së Kosovës për të hyrë në very do të përfundonte me dështim dhe ikje të plotë.
"Terroristi i padënuar Haradinaj dëshiron t’i përsërisë krimet për të cilat nuk është dënuar. E di Haradinaj se Vuçiçi nuk frikësohet ashtu siç e di se përpjekja e tij eventuale për hyrje me ushtri në veri të Kosovës do të përfundonte me disfatë dhe me ikje të plotë", është shprehur Vulin në një shkrim të publikuar “Novosti”.
"Serbia nuk është më e dobët, as e vetme siç ka qenë. Qytetarët e Serbisë mund të jenë të qetë, ushtria e Serbisë është e sigurt dhe e gatshme t’i zbatojë urdhrat”, thotë ai me tëj.
Reagimi i Vulinit vjen pas një deklarate të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili është shprehur se “Ushtria e Kosovës do të jetë aty nëse Ushtria e Serbisë vjen te kufiri”.



