Aksioni opozitar, Meksi: Jam pro protestës së opozitës, PD duhet të ndryshojë nga brenda (VIDEO)

Aksioni opozitar, Meksi: Jam pro protestës së opozitës, PD duhet të ndryshojë nga brenda (VIDEO)

Avokati Redon Meksi i ftuar në ‘MCN Live’ ka komentuar aksionin e opozitës për të cilin u shpreh se ka të drejtën e vetë kushtetuese sa i përket ngritjes së komisioneve hetimore, ndërsa theksoi se është pro protestave të saj.

Ai tha se opozita duhet të japë alternativë, duhet të ndryshojë PD nga brenda, të dalë opozitë e re.

Opozita ka shumë të drejtë të kërkojë ngritjen e komisioneve hetimore, kjo është e shprehur qartë, 35 deputetë kanë të drejtë të ngrenë komision hetimor dhe me 5 deputetë e kërkon, por nuk është detyrim, por imponim. Maxhoranca nuk e ndalon dot, por thjesht nuk po e bën. Jam pro protestës të opozitës dhe madje pak më tutje se protesta. Por nuk po shohim një propozim me kod zgjedhor nga ana e opozitës dhe kështu pse duhet t’ju mbështes unë. Tek statuti juaj i fundit i miratuar 7 deputetë krijojnë fraksion, pse nuk e bëni. Opozita duhet të japë alternativë, duhet ët ndryshojë PD nga brenda, të dalë opozitë e re.

Ndërsa lidhur me propozimin e partive të vogla për një koalicion gjithëpërfshirës, Meksi tha se problemi është i tillë nëse flasim për këtë konfederatë u bashkuan sëbashku i kemi parë dhe të bashkuar këta dhe kanë humbur kundër të majtës.

Në vitin ‘92 nuk kishte asgjë PD, por kishte frymën. Tek listat e hapura janë 150 persona puna është se do zgjidhen nga qytetarët e të gjithë Shqipërisë pa pasur ndarje zonash, do zgjidhen 5 emra dhe ata që kanë më shumë vota do dalin deputetë, por problemi është se kjo bëhet kur futen të gjithë këta në një listë. Por ne se dimë se sa vota kanë ata secili se ata kanë qenë gjithmonë në koalicion. Opozita duhet të fokusohet te elektorati gri, por nuk ka për ta votuar kurrë PD me Bashën apo Berishën, prandaj alternativa e vetme është hapja e partisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy