Kryebashkiaku i Athinës drejt Himarës, pritet të shprehë mbështetjen për Fredi Belerin

Kryebashkiaku i Athinës drejt Himarës, pritet të shprehë mbështetjen për Fredi Belerin

Kryebashkiaku i Athinës Kostas Bakojanis do të udhëtojë në Himarë të hënën për t'u takuar me anëtarët e minoritetit grek në qytetin jugor shqiptar, raporton “Ekathemerini”. 

Ai pritet të shprehë edhe mbështetjen për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili ndodhet në paraburgim që prej arrestimit në maj me akuzën e blerjes së votës. 

“Arrestimi i Belerit pak përpara zgjedhjeve lokale në Shqipëri ka shkaktuar tensione mes dy fqinjëve, me Athinën që kërcënon të bllokojë ofertën e anëtarësimit të vendit ballkanik në Bashkimin Evropian nëse ai nuk lirohet dhe nuk lejohet të bëjë betimin për të marrë postin e tij”, shkruan media greke.

Sipas “Ekathemerini” Bakojanis pritet të flasë para minoritarëve grekë të Himarës, në një organizim që do të mbahet të hënën në mbrëmje. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy