‘Mbron lirinë e shqiptarëve në Preshevë’, Meta vlerëson me titullin e lartë Muharrem Salihun

‘Mbron lirinë e shqiptarëve në Preshevë’, Meta vlerëson me titullin e lartë Muharrem Salihun

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar sot me titullin e lartë ‘Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut’ veprimtarin e diasporës Muharrim Salihun, me arsyen e veprimtarisë frymëzuese, nxitëse, mobilizuese dhe përkrahëse, në mbrojtje të lirive e të drejtave themelore individuale dhe kolektive të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe në Medvegjë.

“Në vlerësim për veprimtarinë frymëzuese, nxitëse, mobilizuese dhe përkrahëse, në mbrojtje të lirive e të drejtave themelore individuale dhe kolektive të shqiptarëve në Luginën e Preshevës në përgjithësi, dhe në Medvegjë, në veçanti, pata sot nderin të vlerësoj me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, veprimtarin e shquar të diasporës sonë kombëtare, atdhetarin, z.Muharrem Salihu.

Prej vitesh ai lufton të ndalë një proces problematik, atë të mpakjes sonë si komb, në kufijtë ekstremë të ekzistencës sonë si shqiptarë. Është i ashtuquajturi proces i pasivizimit të adresave në Luginën e Preshevës.

Serbia synon të shpopullojë Medvegjën në një lojë të pandershme të korrigjimeve të pabarabarta territoriale, por kjo nuk ndihmon bashkëjetesën ndëretnike atje, as kontribuon për paqen e stabilitetin në rajon.

Është koha të bashkojmë të gjitha energjitë për të ndalur hemoragjinë kombëtare, shpopullimin e trojeve shqiptare, veçanërisht nga rinia!”-shkruan Ilir Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy