
Prej dhjetë ditësh jugu i vendit ka regjistruar vatra të shumta zjarri. Më e rrezikshmja është ajo në Karaburun. Ndërkohë për të folur rreth situatës së krijuar, vështirësitë e hasura, pamundësinë për të ndërhyrë në një terren tejet të vështirë në një lidhje telefonike në studion e lajmeve të MCN TV është Kreu i Agjencisë së mbrojtjes Civile Haki Çako.
Gjatë fjalës së tij Cako deklaroi se prej ditësh po punohet me ëtë gjitha kapacitete mundshme për shuarjenq e flakëve, ku po punohet si nga toka ashtu edhe nga ajri për parandalimin e përhapjers në zona të tjera.
Janë angazhuar të gjitha forcat e armatosura dhe strukturat e tjera vendore dhe operacionale. Vazhdon operacioni nga toka dhe ajri ku po punohet për shuarjen e flakëve. Jemi duke punuar fuqishëm me të gjitha kapacitetet e mundshme dhe shpresoj se puna e të gjithëve me numër maksimal të shpërblehet me parandalimin e përhapjes së flakëve në sipërfaqe të tjera. Karaburuni është një pjesë e cila shpesh herë karakterizohet nga zjarret për shkak të kullotave dhe faktor i shpeshtë i kësaj pune është zjarrvënia e barinjve, faktor që po hetohet intensivisht.
Intervista e plotë
1- Zoti Çako! Si paraqitet situata nga zjarret ne vend në këto momente që po komunikojmë së bashku?
Ndodhemi në pjesën e fshatit Dukat që kufizon me Karaburuin është një situatë që vazhdon prej ditësh në djegien e sipërfaqeve me shkurre dhe kullota. Janë angazhuar të gjitha forcat e armatosura dhe strukturat e tjera vendore dhe operacionale. Vazhdon operacioni nga toka dhe ajri ku po punohet për shuarjen e flakëve. Janë angazhuar dhe mjete të tjera që po vendosen mbi fshatin Dukat dhe forcat ushtarake që po punojnë me hapjen e kordonëve të caktuara për fikjen e zjarreve edhe pse era po ndikon negativisht duke ndihmuar në përhapjen e flakëve
2- A rrezikon që zjarri në Karaburun të prek parkun Kombëtar të Llogarasë? Kam parasysh këtu edhe deklaratën e bërë nga Ministri i mbrojtjes Niko Peleshi një ditë më parë që tha se flakët ishin vetëm 2 km larg parkut.
Jemi duke punuar fuqishëm me të gjitha kapacitetet e mundshme dhe shpresoj se puna e të gjithëve me numër maksimal të shpërblehet me parandalimin e përhapjes së flakëve në sipërfaqe të tjera. Ndonjëherë pavarësisht masave, era nuk favorizon.
3- Pse Karaburuni prej ditësh ndodhet ende në flakë? A kemi ne kapacitete të mjaftueshme për të përballuar situatën e krijuar aty?
Ashtu siç e thash edhe më herët, Karaburuni është një pjesë e cila shpesh herë karakterizohet nga zjarret për shkak të kullotave dhe faktor i shpeshtë i kësaj pune është zjarrvënia e barinjve, faktor që po hetohet intensivisht, por ajo që ndoshta nuk ka ndodhur më parë është se nuk ka pasur përmasa të tilla dhe shpresojmë ta vendosim në kontroll. Vazhdon operacioni nga ajri dhe jemi në të disatën ditë që ky operacion vazhdon. Jemi në pritje të operimit me disa mjete nga ajri.
4- Vetëm mbrëmë në mesnatë është mbledhur komiteti i emergjencave ku ka bërë publike dhe gjendjen e rënduar konkretisht në Karaburun. Pse kjo mbledhje kaq vonë në një kohë që sinjalet për vatra të shumta zjarri ishin dhënë shumë më herët?
Ndaj dhe quhet Komiteti i Mbrojtjes Civile për tu mbledhur në situata alarmante sepse po të mblidheshim përditë nuk do të kishte kuptim.
5- Kujtojmë se edhe vendet fqinje, Italia, Maqedonia e Veriut, Greqia, janë të përfshirë nga zjarret dhe në këto kushte ndihma nga ana e tyre mund të bëhet e pamundur. A jemi ne në gjendje të përballojmë situatën të vetëm?
Ne po punojmë dhe jemi në kontakt intensive me partnerët tanë intensive, por sikurse e thatë dhe ju për shkak të situatës së krijuar në rajon dhe Ballkan ku temperaturat e larta kanë shkaktuar zjarre nuk kanë pasur mundësi të na mbështesin, kështu që po e përballojmë situatën me kapacitetet tona.



