Kalemaj: PS-ja është duke u ezauruar, Rama po bën fasadë për të unifikuar radhët në parti (VIDEO)

Kalemaj: PS-ja është duke u ezauruar, Rama po bën fasadë për të unifikuar radhët në parti (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj ka qenë i ftuar ditën e sotme në studion e MCN TV për të folur për kongresin e Partisë Socialiste.

Kalemaj tha se Rama e ka kuptuar që PS-ja është duke ezauruar në politikat dhe premtimet që ajo ka bërë. Ai shton se Rama gjithë këtë fasadë po e bën për të unifikuar socialistët pasi ka të pakënaqur.

Rama e kupton që PS-ja është duke u ezuruar, jo në burime njerëzore por në politika dhe në premtimet elektorale që ajo parti ka bërë. I mbetet të rishpikë vetveten. Spiropali tha që triumfuan luftën ndaj kanabisit dhe do e legalizojmë, çkuptim ka kjo? Përtej fasadës, Rama e bën këtë gjë në kuadër të unifikimit të rradhëve të veta. Ka socialistë që nuk janë shpërblyer. Ka 3 deputetë që kanë ndryshuar parti. Socialistët kanë të drejtë të jenë kritikë.

Ndërkohë ndalur pak tek pjesa e parë e fjalimit të Ramës në Kongres, Kalemaj tha se i gjithë faji për çmimet e lartë të naftës, ushqimeve është për shkak të keqmenaxhimit të kryeministrit dhe qeverisë së tij.

Rama flet për rritjen e çmimeve të naftës, të energjisë, të ushqimeve, pyetja është faji i kujt është?  Është keqplanifikim i qeverisë. Është shitur jashtë kritereve. Është luajtur bixhoz me tekat e motit. Kemi pensionet më të pallogaritshme në Ballkanin Perendimor, pensione më pak se gjysma e atyre që merren në Kosovë. 1.2% të PBB gjatë kohës së covid, ndërkohë që malizi zi dha 7 fish. Gjendje është këtu për shkak të keqplanifikimit të Ramës.

Kalemaj tha ndër të tjera se sa herë Rama ndodhet në vështirësi rikthehet te origjina e PS.

Sa herë që Rama ndjehet në vëshirësi kthehet te origjina e PS. Ai e di që PS është makineri elektorale, që është parti 75 vjeçare. Rikthehet te simbolët për të unifikuar rrallët. Ka shuëm persona që votojnë logon, Rama po e përdor për të fituar votot e humbura nfga konsumi

Ndërkohë për sa i përket 3 mandave të Ramës Kalemaj thotë se kjo gjë ka ardhur kryesisht nga opozita e dobët.

Është më shumë dështim i opozitës.Në 25 prill opozita doli e ndarë, edhe për shkak të divergjencave. Rama ka në dorë dhe qëndronin dhe lokalin për këto arsye. Rama ka pasur më shumë mundësi për të shpërblyer me poste partiake një pjesë të madhe njerëzisht. 45 mijë shqiptarë u punësuan në prag të zgjedhjeve. 185 mijë të punësuar në administratë, numri më i lartë që nga 2001. Këtu sheh me sa fuqi futet në zgjedhje. Para kongresit u vu theksi tek ca ministre që ishin të rrezikuara, u përfol se mund të kishte rishikim të qeverisë, por për shkak të përplasjeve të brendshme por dhe për shkak se Ram nuk do të duket Vulnerabël ai tha se nuk do të ketë ndryshime. Rama do i hedhë topin në derë ministrave dhe do i verë një afat të caktuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy