Kolegji Zgjedhor rrëzon ankesën e PD-ASHM për zgjedhjet e 11 majit

Kolegji Zgjedhor rrëzon ankesën e PD-ASHM për zgjedhjet e 11 majit

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar me shumicë votash ankimimin e koalicionit PD-ASHM ndaj vendimit të Komisionit Rregullator për certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Partia Demokratike dhe aleatët e saj kërkuan shfuqizimin e vendimit të Komisionit Rregullator të datës 28 gusht, si dhe mosnjohjen e rezultatit zgjedhor, duke argumentuar se procesi është zhvilluar me shkelje të rënda ligjore dhe me problematika të përsëritura.

Këto shkelje, sipas opozitës janë: përdorimi i burimeve publike në fushatë, intimidimi i votuesve, patronazhistët, shpërdorimi i administratës publike dhe fenomeni i blerjes së votës dhe ndikimi i grupeve kriminale.

Po ashtu, opozita depozitoi 12 kërkesa për pavlefshmëri për secilin prej 12 qarqeve zgjedhore, të cilat u shqyrtuan gjatë seancës.

Seanca gjyqësore u drejtua nga relatorja Lutfije Celami, ndërsa anëtarë të trupës gjykuese ishin Entela Shedula, Alma Kodraliu, Ornela Naqellari dhe Enkel Peza. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues ligjorë të PS-së dhe PD-së, të cilët ballafaquan argumentet përkatëse.

Në vendimin e tij, Kolegji Zgjedhor nuk pranoi kërkesat e opozitës, duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit Rregullator për certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit.

Nga zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste mori 83 mandate, Partia Demokratike 50 mandate, Partia Socialdemokrate 3 mandate, Partia Mundësia 2 mandate dhe Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat.

Pas vendimit të sotëm të Kolegjit Zgjedhor, pritet që Presidenti Bajram Begaj të nxjerrë dekretin për mbledhjen e Parlamentit të ri në legjislaturën e ardhshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy