Çmimi i dytë i Sardi Strugaj në festivalin e fundvitit u shoqërua me një sërë polemikash dhe akuzash për “blerjen” e vendit të dytë, madje edhe nga vetë konkurentët e tjerë të Festivalit të Këngës.
Në një intervistë për emisionin Stay Tunned në MCN Radio, Sardi ka komentuar reagimin e Klint Çollakut, një prej konkurentëve në festival i cili nuk arriti të klasifikohej në finale, por e komentoi vendin e dytë të tij si të “blerë”.
“Klinti është djalë i mirë. Unë mendoj se ato që ai thotë i beson dhe këtu më vjen akoma dhe më keq, që unë kam blerë vendin e dytë. Nuk ishte shumë shtrenjtë, mu desh të blija dhe të parin, por ia shita Anxhelës”ka ironizuar ai lidhur me thashethemet për blerjen e çmimit.
Sardi e ka konsideruar reagimin e Klintit si një mënyrë manifestimi pasi nuk ka arritur të përballojë dot humbjen e tij.



