Nga INSTAT është konfirmuar se do të shtyhet për të disatin vit radhazi censi i Bujqësisë.
Lidhur me këtë në studion e ‘MCN Economy’ eksperti i bujqësisë Eduard Sharka u shpreh se lajmi për Bankën e Zhvillimit pozitiv nëse do ishte i vërtetë, pasi më shumë duket për efekt elektoral.
Ai tha se sektori i bujqësisë aktualisjht nuk po përthith dot fonde dhe se shpenzimet buxhetore tek ne janë shumë të ulëta.
Sipas tij produktet e rajonit janë shumë herë më konkurruese se tregjet shqiptare, teksa theksoi se censusi është një domosdoshmëri për të nxjerr në pah realitetin e këtij sektori.
Banka e zhvillimit është lajm i mirë sepse s’ka ekspert të thotë se që është e keqe për të dhënë kredi të buta për sektorin, por i ardhur nga kjo qeveri në këtë kohë është i pabesueshëm.
Po të shohësh statistikat e sektorit është në një gjendje amorfe që nuk përthith kredi sepse ke krizë tregu, rënie të produktit vendas, kjo tregon se sektori nuk është atraktiv dhe nuk guxon askush të krontribuojë në këtë sektor.
Ty të konkurrojnë produktet e importit sepse ne kemi prodhim me kosto shumë të lartë për shumë arsye. Prandaj e konsideroj një lajm për efekt elektoral, është një nga shashkat që hedh kryeministri në formë retorike.
Sa i përket censusit Sharka tha se ai ka qenë shumë i nevojshëm për të pasur statistika të sakta, pasi pa këto nuk mund të bësh analizë të problematikave.
Krahasuar me rajonin mesatarja që merr sektori është 3.5% e buxhetit ndërsa GDP 10 pikë më pak se ne. Shpenzimet buxhetore tek ne janë shumë të ulëta. Shumë produkte tek ne mund ti gjesh më lirë, por kur Serbia bllokoi rezervat e grurit ne ngelëm pa rezerva buke.
Mungesa e censit për bujqësinë është një argument se kjo qeveri ka ngritur politika armiqësore për këtë sektor. Kjo qeveri nuk ka ndermend të kurojë sektorin, të marrë masat dhe të ndryshojë politikat.
Në rast se censi bëhet sot do dilte gjendja e vërtetë e sektorit, ku jemi katandisur, cila është fuqia punëtore sot në bujqësi, do dilte që kemi një teknologji të prapambetur, do dilte mungesa e fuqisë punëtore dhe rendimenti është shumë i lartë. Për mua duhet të bëhet sa më shpejt censi.



