U arrestuan gjatë protestave për vdekjen e Mahsa Aminit, Irani fal dy gazetaret

U arrestuan gjatë protestave për vdekjen e Mahsa Aminit, Irani fal dy gazetaret

Dy gazetaret Niloufar Hamedi dhe Elaheh Mohammadi u falën nga lideri iranian Ali Khamenei.

Gazetaret u arrestuan gjatë protestave të vitit 2022 për publikimin e raporteve dhe fotografive të vdekjes së Mahsa Aminit në paraburgim. Që atëherë ata janë mbajtur në burgun Evin, në veri të Teheranit.

Dënimet e tyre me burg u reduktuan më vonë nga 13 dhe 12 vjet në pesë vjet secili. Ato u liruan me kusht në janar 2024.

Mahsa Amini gjeti vdekjen pasi u arrestua nga policia morale e Teheranit për mosmbajtjen e duhur të shamisë.

Hamedi, 31 vjeç dhe Mohammadi, 36 vjeç, të akuzuar për bashkëpunim kundër sigurisë kombëtare, punonin për të përditshmet reformiste Shargh dhe Ham-Mihan.

Falja erdhi pas një kërkese të kreut të gjyqësorit Gholamhossein Ejei, në përvjetorin e fitores së Revolucionit Islamik të vitit 1979 në Iran.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy