
Më shumë se 4 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus.
Shifrat i bëri të ditur Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), sipas së cilës 4.02 milionë njerëz janë larguar nga vendi.
Duke marrë parasysh që Ukraina kishte një popullsi prej rreth 44 milionë para pushtimit, kjo do të thotë se rreth një në 11 persona u larguan nga Ukraina në këto më shumë se 30 ditë lufte.



