Ambasadori amerikan në Tiranë e ka nisur fjalimin e tij pas shpalljes së presientit të ri amerikan në një mënyrë që pak e prisnin, për shkak të vëmendjes së madhe që i është dhënë garës presidenciale amerikane sidomos orët e fundit. Lu tha se mendimi i parë është lutja për familjarët e viktimave të përmbytjeve të djeshme në vendin tonë.
“Le ta nisim mëngjesin me lutjet dhe mendimet tona për viktimat dhe përmbytjet. Më lini ta vazhdoj me një rrëfim. Kam disa versione të fjalimit tim këtu dhe mendoj se kjo është një gjë e mrekullueshme për demokracinë. Është diçka e parashikueshme. Nëse shikoni në këtë dhomë do të shihni se ka shumë të rinj.
Këto zgjedhje ishte një votë për ndryshim në Amerikë por nuk do të thotë ndryshim mes marrëdhënieve SHBA- Shqipëri. Ne jemi aleatë të NATO-s, jemi partnerë në Afganistan. Jam besimplotë se marrëdhëniet do të mbeten të ngushta”, tha Lu.



