
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është nisur sot drejt Parisit, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes, me ftesë të Presidentit Francez Emmanuel Macron.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Kurti do të jetë pjesë e diskutimeve në panel në panelin e forumit, në pritjen e organizuar nga Presidenti Macron, si dhe do të ketë takime me përfaqësues të lartë shtetërorë.
Udhëtimi në Paris u konfirmua mbrëmë nga kryeministri i Kosovës, i cili në një video-mesazh foli mbi mundësinë e një takimi trilateral me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe atë francez, Emmanuel Macron.
Kujtojmë që së fundmi situata në Kosovë ka qenë e tensionuar, pasi Lista Serbe vendosi të braktisë institucionet dhe mandatet parlamentare. Eksponentët e Listës Serbe kundërshtojnë zbatimin e reciprocitetit të targave nga ana e qeverisë së Kosovës.



